Enis Alushi dhe Fatmire Bajramaj kanë edhe një arsye më tepër për të qenë të lumtur. Ata janë bërë prindër edhe të fëmije, e cila ka lindur në orët e vona të ditës së djeshme.

Ish-futbollistja e kombëtares së Gjermanisë, sot ka lindur një vajzë të cilën e pagëzoi me emrin Ela. Theksojmë se çifti janë prindër edhe të një djali të pagëzuar Arian.

Fatmirja është tërhequr nga futbolli aktiv prej disa vitesh, ndërsa Enisi është lojtar i skuadës izraelite, Macabi Haifas.