Blac Chyna ka thënë që Rob Kardashian, jo vetëm se e ka dhunuar atë përmes internetit, mirëpo edhe e ka rrahur.

Sipas dokumenteve ligjore që TMZ ka marrë, avokatja e Chyna, Lisa Bloom do të paraqitet ditën e hënë në gjykatë për të kërkuar një urdhër ndalese ndaj Rob Kardashian.

Në deklaratën e saj Chyna ka thënë që Rob ka filluar t’i bërtas asaj në prani të djalit të saj King, dhe kur kjo ka kërkuar që ai të ndaloj, Rob e ka shtyrë në tokë dhe e ka goditur në këmbë.

Tutje Chyna ka thënë që Rob edhe më parë e ka sulmuar fizikisht dhe se ndihet e frikësuar të qëndroj afër tij.