Pas disa ditësh pritjeje, bisedimesh e kontrollesh mjekësore, tashmë ka marrë fund. Antonio Rudiger është zyrtarisht i Chelseat.

Mbrojtësi, fitues i Kupës së Konfederatave me Gjermaninë duke luajtur titullar, tashmë transferohet nga Roma në Londër për 38 milionë euro.

Roma e kishte blerë nga Shtutgarti verën e shkuar për 9.5 milionë euro, ndaj për një vit nxjerr një fitim të jashtëzakonshëm.

Te Chelsea, Rudiger merr vendin e John Terryt, ndërsa do t’i duhet të luftojë për një vend në formacion me Geri Cahill dhe David Luiz.