Të dy futbollistët, Alvaro Morata dhe James Rodriguez, nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane për sezonin e ri, por deri tani asnjë klub nuk ka ofruar për sulmuesin spanjoll dhe mesfushorin kolumbian shumën që kërkon presidenti i “Los Blancos” për ti lënë të lirë.

Për momentin për ish-bomberin e Juventusit, Alvaro Morata, interesohet vetëm Chelsea i Antonio Contes, por ata pëlqejnë gjithashtu edhe James Rodriguez-in.

Florentino Perez ia ka ofruar Chelsea-it kartonat e dy lojtarëve për një total prej 150 milionë eurosh.

Shifër e lartë kjo por jo e papërballueshme për kampionët e Anglisë.