Chelsea ka ofruar 18 milionë euro për shërbimet e Candrevas.

Antonio Conte e dëshiron Antonio Candrevan në Chelsea dhe tashmë “Blutë e Londrës” kanë bërë ofertë zyrtare në drejtim të klubit italian.

Sipas asaj që raporton “Premium Sport”, Chelsea ka bërë ofertë 18 milionë euro për Candrevan, shtatë më pak nga ajo që kërkon klubi italian.

Agjenti i lojtarit, Andrea Pastorello, i tha të përditshmes italiane të dielën se “asgjë nuk mund të përjashtohet”, duke lënë ta hapur mundësinë e kalimit të 30 vjeçarit në “Stamford Bridge”.