Chelsea e dëshiron me çdo kusht mbrojtësin e Real Madridit, Danilo

Mbrojtësi brazilian, Danilo është zgjedhja e dytë e trajnerit Zinedine Zidane në Real Madrid, pasi para tij preferohet Daniel Carvajal.

Kjo ka bërë që lojtari të mendojë largimin pas vetëm dy edicioneve në Santiago Bernabeu.

Atë me çdo kusht e dëshiron skuadra e Chelseat, pasi lojtari pëlqehet shumë nga trajneri italian, Antonio Conte, shkruan Goal.com.

Përveç skuadrës londineze, për Danilon interesohen edhe Juventus dhe PSG.