Conte preferon Belottin para Moratas.

Duket se Alvaro Morata do të mbetet në Real Madridit, pavarësisht raportimeve të shumta tash e disa javë se lojtari do të transferohet në Premierligë.

Manchester Unitedi ishte destinacioni i mundshëm i spanjollit, ku madje mediat britanike e spanjolle raportonin se çdo gjë ka përfunduar, por tani duket krejtësisht e kundërta.

Jose Mourinho është duke insistuar për Romelu Lukakun dhe sipas mediave britanike lojtari është gjithnjë e më afër “Djajve të Kuq”.

Ky transferim ia minimizon gjasat sulmuesit të Realit që të luajë në “Old Trafford” sezonin e ardhshëm.

Edhe Chelsea shihet si një destinacion i mundshëm për Moratan, por trajneri i “Bluve të Londrës”, Antonio Conte, nuk është i gatshëm të paguajë 90 milionë euro për spanjollin, i cili preferon para tij sulmuesin italian të Torinos, Andrea Belotti.

Nga një lojtar shumë i kërkuar, Morata duket se është lënë pas dore, kjo edhe për shkak të çmimit të lartë të caktuar nga Reali, 90 milionë euro