Chelsea ka arritur marrëveshje me Monacon për transferimin e mesfushorit Timoue Bakayoko.

“Sky Sports News” raporton se kampioni i Premierligës do të paguajë 45 milionë euro për Bakayokon.

Bakayoko do t’i bashkohet Chelseas në ditët e ardhshme.

Ai është ende duke u rikuperuar nga një operacion të cilit iu nënshtrua në fund të sezonit të kaluar.