Ansi Agolli dhe ekipi i tij Qarabag e kanë filluar mjaft mirë rrugën e tyre në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen e parë të turit të dytë eliminator ata mposhtën gjeorgjianët e Samtredia me shifrat 5-0, duke e siguruar kualifikimin që në sfidën e parë.

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, titullar si zakonisht, ishte një nga protagonistët e këtij dueli.

Objektivi i Qarabag mbetet si gjithmonë pjesëmarrja në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve, të cilën klubi nuk e ka arritur asnjëherë, ndonëse i është afruar shpesh me pjesëmarrjen deri në fazën play-off.