E vetmja gjë që mund ta shpëtoj botën nga shkatërrimi është armëpushimi i SHBA-ve me Korenë e Veriut.

Kështu shprehet Vincent Brooks, komandant i trupave amerikane i vendosur në Seul, i cili komentoi mbi raketën balistike interkontinetale, që acaroi më tepër situatën mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut, por jo vetëm.

“Vetëpërmbajtja, e cila është një zgjidhje, është ajo që bën kufirin midis luftës dhe armëpushimit. I referohem marrëveshjes së SHBA-së me Korenë e cila pezulloi luftën në 1953. Kjo raketë nuk ka ndryshuar vetëm gjendjen e luftës, por edhe mendimet e aleatëve për marrjen e vendimeve”, thotë gjenerali i SHBA.

Nuk mund të mungonte dhe reagimi i presidenti amerikan Trump, i cili kritikoi udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un pas testit.