Kaloritë janë njësi e matjes për energjinë të cilën organizmi e merr nga ushqimet. 1.800 deri 2.000 kalori i plotësojnë nevojat ditore të femrës së rritur, e cila lëviz mesatarisht dhe e cila nuk duhet të humbë peshë trupore.

Një gram i albuminave dhe një gram i karbohidrateve i kanë nga 4 kalori. Dallimi është se karbohidratet janë burim momental i energjisë, ndërsa albuminat shërbejnë për krijimin e indeve.

Pijet përmbajnë (400 për 1 litër) dhe nuk japin kurrfarë materie ushqyese.  Pos kësaj, pijet energjike shkaktojnë ngritjen e tensionit të gjakut, gjë që paraqet rrezik për personat të cilët vuajnë nga sëmundjet vaskulare të gjakut.

Edhe pijet e gazuara përmbajnë thartinë e cila çrregullon vlerën pH në gavrën e gojës dhe e dëmton zmaltin e dhëmbëve. Në vend të kësaj, pini mjaft ujë mineral. Kështu kontrollohet apetiti dhe nxirren jashtë materiet e dëmshme nga organizmi.

Trupi i njeriut përmban 65% ujë. Uji bart materie të nevojshme për qelizat dhe i mundëson trupit që nëpërmjet urinës dhe djersitjes të nxjerrë jashtë materiet e dëmshme. Organizmit i nevojiten 2,5 litra lëngje.

Atyre që bëjnë ushtrime u nevojitet më shumë ujë: 500 ml çdo 30 minuta gjatë ushtrimit.

Të gjitha racionet duhet marrë me rregull. Nuk duhet të kalohen racionet sepse shkaktohet ngadalësimi i metabolizmit, ndërkaq nuk humbni peshë. Personat të cilët nuk e hanë kafjallin, gjatë ditës konsumojnë më shumë kalori, në krahasim me personat të cilët i hanë tri racionet.

Është me rëndësi që të hani ngadalë. Në të kundërtën, do të fusni më shumë ushqim në organizëm para se stomaku t’i dërgojë sinjal trurit se jeni ngopur. Pas racionit mund të pini kafe në vend të një gote alkooli.Kafja nxit këmbimin e materieve dhe tret yndyrën, ndërsa alkooli bllokon tretjen e yndyrës.

Konsumoni perime! Perimet janë të pasura me vitamina, minerale, kripëra dhe ujë. Prandaj, mund të hani në sasi të mëdha, pa rrezikuar linjën e trupit, transmeton Telegrafi.

Sasia e kalorive në perime (100g)
• Karota  35
• Spinaqi  31
• Lulelakra  25
• Speci  22
• Selino  20
• Lakra e gjelbër  20
• Sallata e gjelbër  19
• Lakra  19
• Panxhari  18
• Domatja  17
• Trangujt  14
• Rrepka  11

Porsi perimet, edhe pemët janë të pasura me ujë dhe kanë pak kalori. Megjithatë, mos e teproni me pemë të thara, sepse përmbajnë mjaft yndyrë. Banane nuk duhet të hani në sasi të mëdha, sepse përmban amidon.

Sasia e kalorive në pemë (100g)

• Avokado  231
• Rrushi  69
• Banania  65
• Ananasi  40
• Dardha  35
• Mjedra  34
• Ftoi  31
• Shalqiri  30
• Dredhëza  27
• Boronica  25
• Pjeshka  25

Sa kalori kanë ushqimet tuaja të preferuara! (100g)

• Lajthitë  380
• Bademi  565
• Biskota plazmë  437
• Biskota  397
• Karamelet  386
• Kokoshka  376
• Pasta  282
• Torta  252
• Mish derri  291
• Mish lope  252
• Mish viçi  180
• Mish zogu  145
• Salmoni  217
• Trofta  195
• Krapi  127
• Kallamari  77
• Merluci  71