Lionel Messi i ka dhënë fund beqarisë.
Eventi i ditës është dasma e Lionel Messi. Sulmuesi i Barcelonës dhe Antonella Roccuzzo kanë lidhur kurorë me njëri-tjetri.
Një ceremoni madhështore u zhvillua në Rosario të Argjentinës, që është edhe vendi ku Messi dhe Rocuzzoo u lindën dhe u rritën.
Dasma u zhvillua në një nga hotelet më luksoze që ka kjo zonë. Sulmuesi i Barcelonës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe fëmijët, Thiago dhe Mateo dolën vetëm për pak çaste përpara kamerave të mediave dhe aparateve fotografik, për ti përshëndetur ata, por edhe për ti dhënë mundësinë të shkëputur disa pamje filmike dhe fotografi.
Por, ajo që ndodhi bëri të gjithë të qeshin. Për pak çaste duket se fustani i nusërisë po e shqetësonte Antonellën dhe Messi, që është mësuar të bëjë shumë gjëra me të majtën, të dhuroj magji në fushë, largoi edhe këtë shqetësim të Antonellas, duke mos përdorur duart.
Klikoni ketu për ta parë VIDEON
