Sa vijnë dhe acarohen raportet Ankara – Tel Aviv pas incidenteve në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem.

Së fundi,  Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, ka kritikuar deklaratat e presidentit Erdogan në mbrojtje të dinjitetit të objektit të kultit islam, i treti në botë dhe histori për nga shenjtëria, si dhe të muslimanëve të atyshëm.

Erdogan ka thënë  se autoritetet izraelite po përpiqen që ta  marrin xhaminë Al-Aksa nga muslimanët me pretekst të luftës kundër terrorizmit, por zëdhënësi i diplomacisë izraelitet i ka quajtur këto si pretendime të pabaza. Madje Tel Avivi zyrtar ka provokuar duke shkuar më tej:

Global

“Ditët e Perandorisë Osmane kanë shkuar përgjithmonë. Kryeqyteti i popullit hebre ka qenë dhe gjithmonë do të jetë Jeruzalemi. Ndryshe nga vitet e kaluara, ky është një qytet qeveria e të cilit është e përkushtuar për sigurinë, lirinë, liritë fetare dhe respektin për të drejtat e të gjitha pakicave. Ai që jeton në shtëpinë prej xhami nuk do të duhej të hedhë gurë”, ka thënë zëdhënësi Emanuel  Nahshoni, duke i kujtur presidentit turk çështjen  qipriote dhe atë kurde

Sakaq, Erdogan ka thënë  se paraardhësit e turqve gjatë katër shekujve janë përkujdesur me merakun më të madh për kompleksin Al-Aksa në Jerusalem dhe kanë lejuar liritë fetare dhe liritë e tjera për të gjithë. E tani, ka shtuar Erdogan, Turqia tani kërkon që të respektohen të drejtat e palestinezëve në tërësi.

T mobile In article [4]

“I kam thënë edhe presidentit izraelit këtë. Ne nuk do të tolerojmë që muslimanët të cilët shkojnë për namaz në Al-Aksa, të trajtohen si terroristë”, tha presidenti i Turqisë.

Erdogan tha se shkak për këtë është fakti se ushtarët izraelitë lehtë përdhosin Al-Aksa-në dhe derdhin gjakun e muslimanëve.