Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i certifikojë sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që janë mbajtur më 11 qershor.
Nga rezultatet preliminare të zgjedhjeve koalicioni PAN ka marr 34 përqind të votave, Vetëvendosje 27 përqind ndërsa LAA 25 përqind.
Certifikimi i rezultateve i hap rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.