Këngëtarja e famshme Celine Dion, dikur mund të mos i ketë patur në qejf paparacit. Por, tani ajo pozon lirshëm para tyre.
Dion është parë duke frekuentuar rrugët e Parisit me fëmijët e saj, derisa paparacit janë munduar të nxjerrin disa fotografi fshehurazi.
Dion, ka pozuar së bashku me binjakët Nelson dhe Eddy.
Dion kishte të veshur një kostum mëndafshi, ndërsa fëmijët ishin të veshur në pantallona dhe bluza tejet të lezetshme.