Ministri turk për BE-në, Omer Çelik, në Bruksel përsëriti se Turqia dëshiron anëtarësim të plotfuqishëm në BE dhe nuk do të pranojë kurrfarë propozimi tjetër, kumtoi sot gazeta “Hyriet dejli njuz”.

Çelik këtë e tha, në seancën e Komitetit të përbashkët konsulent BE-Turqi, në Bruksel.

“BE-ja duhet të mbështesë Turqinë gjatë kësaj periudhe të vështirë në rajon, duke treguar mirëkuptim për shkaqet për luftën kundër terrorizmit, duke dhënë edhe liberalizim vizash dhe më shumë me përshpejtim të procesit të inkuadrimit”, theksoi Çelik.

Ai tha se Turqia është e gatshme t’i hapë kapitujt 23 dhe 24 në bisedimet për inkuadrimin drejt BE-së, që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor dhe të drejtat themelore të njeriut, jurisprudencën, lirinë dhe sigurinë.

Çelik theksoi se shfaqen “standarde të dyfishta” me kritikën e Turqisë pa u hapur këto kapituj.

Paraprakisht këtë muaj Parlamenti Evropian miratoi rezolutë, me të cilën vendet anëtare u ftuan që t’i ndërprejnë bisedimet për inkuadrim të Turqisë drejt BE-së, nëse ndryshimet kushtetuese, të miratuara në referendumin e 16 prillit, zbatohen pa mashtrime.

Liderët turq deklaruan se rezoluta “nuk ka kurrfarë vlere” dhe nuk ka karakter obligativ”.

Çelik theksoi se pret që në periudhën e ardhshme të vijë deri në intensifikim të marrëdhënieve Turqi-BE.