Ceballos beson se është gati që të luajë për Real Madrid, pavarësisht presionit që do të ketë tani e tutje.
Dani Ceballos është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtar i Real Madridit, duke i dhënë sinjale Zinedine Zidane se do t’ia bëjë më të vështira zgjedhjet, pasi nuk ka ardhur në “Santiago Bernabeu” për të qenë vetëm zëvendësues.
“Ku preferoj të luaj? Në mes të fushës, që të krijoj shanse për bashkëlojatrët. Jam i gatshëm të bëj çfarëdo që Zidane më kërkon. Ai është idhulli im dhe mendoj se do të më mësoj shumë gjëra që më parë nuk i kam ditur. Jam shumë i bindur se ai do të më bëj lojtar më të mirë”, shtoi Ceballos.
“Presion? Gjithmonë ka pasur presion, por doja të luaja për Real Madridin, ky ishte synimi im. Jam te klubi më i mirë në botë dhe krenar që do të veshi këtë fanellë”, theksoi mes tjerash talenti spanjoll.
Lojtari ka nënshkruar kontratë gjashtë vjeçare me “Los Blancos” dhe të bartë fanellën me numrin 24.
Ai do t’i bashkohet me 21 korrik pjesës tjetër të ekipit në turneun parasezonal në Amerikë, së bashku me Marco Asension, Marcos Llorenten e Jesus Vallejon