Theo dhe Ceballos kanë shkëlqyer në stërvitjen e fundit të Real Madridit, ku Karim Benzema shënoi gol të bukur.

Karim Benzema ka shënuar gol të bukur në stërvitjen e fundit para “El Clasicos” që do të zhvillohet në Miami dhe kjo falë kombinimit të mirë mes dy të rinjve, Theo Hernandez dhe Dani Ceballos, që çdo ditë e më shumë po tregojnë kualitetet e tyre.

Benzema u kombinua shumë mirë me mesfushorin spanjoll, duke finalizuar me gol këtë aksion të bukur që mund të shikoni më poshtë, shkruan Gazeta Express.