Propozimi kryeministres britanike Theresa May për t’i dhënë shtetasve të BE-së në Britani “statusin e përkohshëm” pas Brexit është përshkruar si “shumë larg asaj që qytetarët kanë të drejtë”. Kryenegociatori i Parlamentit Europian për Brexit Guy Verhofstadt dhe udhëheqësit e katër grupeve kryesore të parlamentit thonë se propozimi është i pabarabartë. Ajo u ofron emigrantëve europianëve në Britani më pak të drejta sesa britanikëve në vendet e BE-së, thonë ata në një letër të përbashkët. May ka thënë se rreth tre milionë shtetas të BE do të lejohen të qëndrojnë.

Emigrantët e BE që jetojnë në Britani për pesë vjet do t’u jepet akses në shëndetësi, arsim dhe përftime të tjera. Por propozimet e kryeministres do të varen nga shtetet e BE-së që garantojnë britanikët të njëjtat të drejta. Udhëheqësit e katër grupeve politike që kanë nënshkruar letrën e përbashkët përbëjnë dy të tretat e votave në Parlamentin Evropian. Letra e tyre thekson se ata kanë fuqinë të refuzojnë çdo marrëveshje të Brexit përpara se të mund të vazhdohet me të, sepse parlamenti duhet të miratojë marrëveshjen e tërheqjes. Krerët thanë se nuk do të mbështesin ndonjë gjë që heq të drejtat e përftuara nga qytetarët. Një zëdhënës i qeverisë britanike tha: “Pozicioni i paraqitur në Parlamentin Evropian është një shtrembërim i padobishëm i një oferte që disa shtete anëtare tashmë kanë thënë është baza e një marrëveshjeje të mirë. /tiranapost/