Ministri i jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu akuzoi sot Gjermaninë se po ofron strehim për terroristët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe organizatë së predikuesit Fetullah Gylen, e njohur në Turqi si FETO.

“Si një vend që ofron strehim për terroristët e PKK dhe FETO-n ne territorin e saj, Gjermania tregon standarde të dyfishta dhe kjo është e pranueshme”, ka shkruar Çavushogllu në rrjetet sociale, raporton Reuters.