Shumica e kriminelëve të cilët kanë udhëhequr sulmin në Parlament më 27 prill, janë identifikuar.
Identitentin e tyre e kanë zbuluar tetë inspektorët e policisë, dhe pjesë e ekipit të prokurorëve për krimin e organizuar, përcjell TetovaSot.
Telma njoftoi se Mitko Çavkovi, që ishte kreu i Shtabit operativ ka refuzuar të japë deklaratë para Grupit Punues të MPB-së, dhe nuk është thirrur për në pyetje në prokurori.
Hetimi megjithatë ka përcaktuar se Çavkovi gjatë sulmit në Kuvend ka qenë në qendër të Shkupit në rrethin e ndërtesës së VMRO-se dhe amabadës italiane Almako.
Në këtë hapësirë ai ka qëndruar deri ora 20./TetovaSot