Deputeti i PDSH-së, Bardhyl Dauti ka drejtuar akuza në adresë të partive shqiptare, pjesë e pushtetit të ri në Maqedoni, njofton agjencia e lajmeve INA.

Duati thotë se, pas krijimit të qeverisë së re, marrëveshja mes partnerëve të koalicionit në ballë me kryeministrin Zoran Zaev nuk po jep asnjë rezultatë për të drejtat e shqiptarëve.

“Kaluan 40 ditë të qeverisë së re LSDM, BDI, PSHD, RDK, Uniteti dhe çështjet e premtuara për shqiptarët jo që nuk po gjejnë zgjidhje por përkundrazi për çdo ditë po del në sipërfaqe se “marrëveshja” e partnereve në këtë qeveri nuk përmban asgjë në interes të shqiptarëve.

As gjuha shqipe, as buxheti, as vendimmarja konsensuale as parlamenti dydhomësh asgjë për rastet e montuara, por thjeshtë dhe vetëm një betejë për kolltuqe që nuk dallon aspak nga pjesmarrjet e mëparshme në qeveri të BDI, përveç disa kërmave politike që për hajni u vënduan në shërbim të BDI-së.

Pritshmëritë e mëdha që kishin shqiptarët për këtë qeveri për çdo ditë po gjenerojnë pakënaqësi që padyshim do të shpërthejnë një ditë. PDSH është aty për ti artikuluar interesat e shqiptarëve dhe do të vazhdojë të mbetet mburoja e vetme e shqiptarëve kundrejt politikave antishqiptare”, thekson Dauti.