Në programin e Qeverisë jemi obliguar që ta zgjerojmë përfshirjen e fëmijëve në kopshte dhe se do ta bëjmë këtë në mënyrë të barabartë edhe në komunat rurale edhe në ato urbane. Deri në fund të vitit 2017 do të përfundojë ndërtimi dhe pajisimi i trembëdhjetë kopshteve për fëmijë dhe do të kemi përfshirje të rritur për 682 fëmijë deri në fund të vitit.

Këtë sot e theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, pas vizitës në objektet ku nga shtatori do të fillojë me punë kopshti i parë në komunën Vrapçishtë.

“Qëllimi është që të sigurojmë zhvillim të barabartë rajonal dhe pikërisht për këtë do të kemi kujdes edhe në komunat rurale edhe në ato urbane, respektivisht të gjitha rajonet do të jenë në mënyrë të barabartë të mbuluara dhe të mbështetura nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në komunat Vrapçishtë, siç theksohet, në fazë përfundimtare është përgatitja e kopshtit, ndërsa nga shtatori MPPS do ta dorëzojë pajisjen e nevojshme.