Askush nuk e ka menduar që një çantë e para disa viteve dhe për më tepër në dukje e thjeshtë të kushtojë marrëzisht shumë. “Çanta e Hënës” është çanta që Neil Armstrong ka pasur me vete në udhëtimin e tij në hënë dhe me të cilën ka mbledhur kampione rëre dhe gurësh nga planeti tjetër.

Jo më larg se para disa ditësh ajo ka dalë në ankand në New York dhe është cilësuar si një simbol i lavdisë së Amerikës, prandaj edhe çmimi i saj është mes 2.6 milionë dollarë dhe 5.2 milionë dollarë.

Kjo çantë e përdorur në vitin 1969 nga Armstrong është e vetmja pajisje që është ndarë në shitje nga anija kozmike e cila hyri në historinë botërore.

Global