Hakan Calhanoglu ka thënë se synimi i Milanit është kthimi në Ligën e Kampionëve e jo titulli i Serie A

Mesfushori i ri i Milanit, Hakan Calhanoglu ka dëshpëruar tifozët e Milanit, të cilët shpresonin se këtë sezon do të luftonin për Scudetto.

Ai tha se fillimisht skuadra duhet të luftojë për të arritur një vend që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se sfida kryesore për ne do të jetë kthimi në Ligën e Kampionëve. Ne e duam këtë, sepse kemi skuadër të mirë dhe duhet të japim më të mirën tonë”, tha fillimisht Calhanoglu për Milan TV.

Pastaj turku foli edhe për triumfin në Serie A.

“Scudetto? Gjëja më e rëndësishme është që të jemi të qetë. Na duhet kohë, sepse ka shumë lojtarë të rinj të cilëve u duhet kohë për t’u rritur, në fushë dhe jashtë saj. Pas kësaj jam i sigurt se do të luftojmë së bashku”, tha në fund ai.