Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu ka bërë debutimin më të shkëlqyer me Milanin pasi ka shënuar gol në fitoren e thellë te “Rossonerëve” kundër Bayern Munich (4-0).

Calhanoglu pas ndeshjes tha se Milani duhet të rritet akoma edhe më shumë por ai ndihet i lumtur me golin e realizuar.

“Ne kemi nevojë për kohë për t’u rritur, por ne duhet të bëjmë këtë gjë sa më shpejt. Ne do të shohim se do të paraqitemi kundër ekipit Craiova. Është fitore e madhe. Unë jam shumë i lumtur. Ne kemi luajtur shumë mirë, si në pjesën e parë, edhe në pjesën e dytë dhe ne jemi të lumtur më atë që treguam”, u shpreh ai.