Mungesa si titullar në fushë mund të shtyjë sulmuesin francez, Olivier Giroud që të largohet nga Arsenali.

Sipas asaj që shkruan tabloidi britanik, The Sun, skuadra e Evertonit ka shfaqur interesim që ta transferojë sulmuesin francez.

Toffees janë të gatshëm t’i ofrojnë Arsenalit 20 milionë sterlina për Giroud.

Përveç Evertonit, Giroud ka oferta edhe nga West Ham dhe Marseille.