Gazetari kosovar i është përgjigjur komandant Hoxhës i cili sot i ka shkruar me tone kërcënuese duke i thënë se nëse keqpërdor një foto të familjarve të tij keq ka me i pas punët.

Berati ka thënë se Komandant Hoxha nuk mer vesh nga liria e fjalës dhe se mund të bëj dëm por nuk është aq trim.

Ja reagimi i plot i Berat Buzhalës:

Per Komandant Hoxhen, te cilin nuk e njoh, e i cili ne menyre shume te serte me paska kercenu:
– Komandant, nuk e vej aspak ne dyshim kapacitetin tend per me me bo keq, sepse nuk e kam asnje fije te dyshimit se Liria e Shprehjes nuk eshte pika jote ma e ndieshme.
– Une per ty, jo vec per ty, e kam vec nje pyetje: Kur iu thojke Ramush Haradinaj ketyne me mjekrra “flliqana” a e pate kercenu? Ndoshta e keni kercenu, ama qe per cudi me paska ike.
– A ndoshta pak ma hosh po te vjen me gazetar. Seriozisht, nuk e di qysh me t’u pergjigje. E di vec nje gje: Per me shite trimni Maqedonia eshte edhe me tutje vendi i duhun. Nuk po besoj qe i zgjidhet te gjitha problemet me maqedonet, e tash dolet pak me vra edhe kah Kosova.
– Perfundimisht: Une nuk e kam ofendu islamin. Une mendoj qe Hiqabi edhe Burka jane veshje qe duhet me u trajtu me ligj, sepse nuk e prezentojne as islamin, e as traditen tone. Mos e perzini qellimshem Hiqabin edhe Burken me shamine. Nuk jane te njejta.
– Trim nuk jam aspak, ama shtek qe iki nuk kam. E kam thane edhe here te tjera, se une perpiqem qe frika mos me ma percaktu sjelljen time. Perndryshe tutmi kapak. Edhe ruhmi kapak.
Hajde ishalla po pajtoheni me te drejten e tjetrit per me i thane gjanat sipas mendjes se tij.

T mobile In article [4]