Manchester City është skuadra që ka shpenzuar më shumë gjatë merkatos së verës. Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka transferuar tre mbrojtës, të cilët i kanë kushtuar 144 milionë euro.

I pari ishte Kyle Walker, i cili u transferua për 51 milionë euro nga Tottenham. I dyti është Danilo, i cili nga Real Madrid u transferua për 30 milionë plus pesë të tjera bonuse dhe i treti Benjamin Mendy, i cili nga Monaco u transferua për 58 milionë euro.

Kështu, buxheti i Cityt është më i madh se i 26 shteteve, përfshirë këtu Shqipërinë që ka mbi 25 milionë euro, Ganën dhe Paraguain.

Flower

Loading...