Sergio Busquets ka lavdëruar mesfushorin e Real Madridit, Casemiro

Mesfushori i Barcelonës, Sergio Busquets ka folur për mesfushorët e pozitës së tij që luajnë në skuadrat tjera.

Në mesin e më të mirëve ka përfshirë edhe Casemiron, për të cilin tha se po bën punë të mirë në Real Madrid.

“Ka shumë mesfushorë të mirë në botë dhe të gjithë kanë stilin e tyre. Nuk ka dy me karakteristika të njëjta”, tha fillimisht Busquets gjatë një vizite në Katar.

“Në pozitën time do të përmendja Casemiron, i cili është duke bërë punë të mirë. Bruno në Villareal dhe dyshja e Chelseat N’Golo Kante dhe Matic. Po ashtu edhe Ander Herrera i Unitedit”, tha në fund Busquets.

Loading...