Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka pritur në një takim homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov, ku është shprehur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë do të forcohen.
Sipas tij në takim ata janë dakordësuar duke iu referuar dhe takimit që patën kryeministrat e dy vendeve në Tristes, për një mbledhje të parë të dy qeverive në Pogradec.
“Në vijim të bisedës së dakortësisë së dy kryeministrave Zaev dhe Rama në Trieste, bëj të ditur se kemi arritur një marrëveshje, për të zhvilluar mbledhjen e parë të qeverisë së përbashkët, gjatë këtij viti. Do të mbahet vjeshtën e ardhshme në Pogradec. Kjo do të jetë me rëndësi për të lehtësuar projektet strategjike, të ndihmuara dhe nga ndërkombëtaret”, tha Bushati.
T mobile In article [4]
Sakaq, ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, u ndal tek bashkëpunimi mes dy vendeve, dhe tek rëndësia e realizimit të projekteve konkrete.
“Është vizita ime e parë në Shqipëri si ministër. Patëm shumë biseda konstruktive me Bushatin. Mendoj se ka shumë potencial për bashkëpunim mes dy vendeve. Ka ura të rëndësishme bashkëpunimi mes vendeve. Kjo do të ndihmojë vendet tona që të ecim përpara drejt integrimit. Duhet të punojmë me vendosmëri si në të gjithë Ballkanin. Vizita e sotme është e një rëndësie të madhe. Kemi rëndë dakord që të bëjmë më shumë sesa thjesht deklaratat politike. Dëshirojmë që të kalojmë në projekte konkrete në të mirë të qytetarëve të vendeve tona. Vullneti politik është i rëndësishëm për të realizuar projekte më rëndësi”, u shpreh ministri Dimitrov.