Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, në pritjen e homologut të tij të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, tha se shtetin e Maqedonisë do ta ndihmojnë në rrugën e integrimit në NATO.

Ai në takimin në Tiranë tha se plani i Qeverisë së Maqedonisë “3-6-9” do të jetë çelësi i zhbllokimit të proceseve për në NATO dhe BE. Ky plan sipas diplomatit shqiptar përmban edhe pjesë të Marrëveshjes së Përzhinës dhe të Marrëveshjes së Ohrit, kur flitet për raportet ndëretnike.

“Shqipëria nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë pengesë për asnjë vend sepse nuk është pjesë e ADN-së sonë për politikë të jashtme, bllokimi i aspiratave të një vendi, aq më tepër i një vendi fqinj dhe mik siç është Maqedonia, për të cilin jemi më shumë të interesuar se shumë të tjerë për stabilitet demokratik dhe për prosperitet”, tha Ditmir Bushati.

Global

Dimitrov tha se së shpejti do të merren hapat konkrete për korridorin 8-të, që për veç se do t’i lidh dy popujt, do të krijoj kushte infrastrukturore për tregti.

Sipas tij, tregtia e ndërsjellë vitin e kaluar mes dy shteteve ka arritur 100 milion euro, ndërsa Maqedonia me shtetet tjera fqinje ka arritur 6 fishin e kësaj vlere.

T mobile In article [4]

Dy qeveritë do të zhvillojnë takimin e parë në vjeshtë të këtij viti në Pogradec, për të jetësuar projektet që janë marrë vesh në Samitin e Triestes.