Në ishullin grek Rodos, një shqiptar tentoi të përdhunonte dy turiste.

Shqiptari 44-vjeçar doli sot përpara prokurorisë së Rodosit pasi u arrestua në lagjen Kremasti nga forcat e policisë pas denoncimit që bënë dy vajzat angleze, raportojnë sot mediat lokale.

Dy vajzat që po pushonin në Rodos, po ecnin afër urrës në Kremasti, kur 44-vjeçari iu afrua dhe u mundua t’i ndalonte. Ato reaguan duke hedhur gurë ndaj shqiptarit dhe e larguan, por ai u rikthye me makinën e tij dhe këtë herë ushtroi dhunë ndaj tyre.

Sipas dëshmisë së dy vajzave angleze, ato ia arritën të largoheshin duke vrapuar dhe i dhanë të dhënat e makinës së tij forcave të policisë, të cilët filluan menjëherë kërkimin dhe nuk vonuan ta gjenin 44-vjeçarin dhe ta arrestonin.