Një person ka gjetur vdekjen pasi ka pirë një sasi fostoksine. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në zonën e Kasharit, gjatë së dielës.

Në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë R.V., 65 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen në spitalin “Nënë Tereza”, bëjnë me dije burie zyrtare nga policia.

I moshuari është gjetur në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Paraprakisht, dyshohet se akti fatal është kryer në gjendje të rënduar psikologjike.

Për të hedhur më shumë dritë mbi shkaqet e ngjarjes, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për ndjekje të mëtejshme.

T mobile In article [4]