Një gjykatë në Tajvan e ka bazuar dhënien e vendimin në favor të zonjës Lin, 50 vjeçe. Sipas BBC, gjatë gjashtë muajsh, gruaja i ka dërguar mesazhe të shumta burrit të saj, rreth të dyzetave, përmes mesazherisë ne Line dhe të cilat ai ia ka injoruar tërësisht.

Burri nuk e ka marrë parasysh faktin se disa aplikacione si WhatsApp ose Lin shfrytëzojnë njoftime në formë të ikonave dhe që tregojnë nëse bashkëbiseduesi i ka parë ose jo mesazhet.

Falë këtyre njoftimeve, gjykata e çështjeve familjare gjeti prova për t`i akorduar divorcin gruas, sepse burri nuk ishte i sinqertë dhe se lidhja martesore mes tyre ishte dëmtuar, transmeton albinfo.ch.

Global

Pas disa muajsh injorimi, zonja Lin kishte qenë në urgjencë spitalore nga shkaku i një aksidenti. Ajo i kishte dërguar një mesazh burrit të saj dhe e kishte pyetur përse ai i lexonte mesazhet por ai nuk i përgjigjej, njofton albinfo.ch. Edhe pse e kishte vizituar atë një herë, injorimi i përsëritur mesazheve të gruas përbënte një motiv të vlefshëm për divorc.

Në fakt, dy muaj pas aksidentit, burri i zonjës Lin i ishte përgjigjur asaj me një tekst të shkurtër, për ta pyetur lidhur… me qenin dhe me postën.

T mobile In article [4]