Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, ka hedhur kritika ndaj kryesisë së partisë.
Ai ka thënë në RTV Dukagjini se mosfutja në lista e njerëzve, për shkak të inateve personale, i ka kushtuar me humbje të madhe të votave LDK’së.
Sipas Bulliqit, për këtë humbje, barrën kryesore duhet ta mbajë kryesia e partisë.
Bulliqi, kundërshtar i zëshëm i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, u la jashtë listës së kandidatëve të LDK’së për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.