Pesë kompani të gazit nga Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Hungaria sot në Bukuresht nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për ndërtimin e “Korridorit vertikal të gazit”.

Siç njoftoi BTA, memorandumin e nënshkruan kompanitë bullgare “Bullgartransgaz EAD” dhe ICBG, kompania greke DESFA, ajo rumune “SNTGN Transgaz” dhe kompania hungareze FGSZ.

Ky dokument i ndërlidhet Memorandumit për ndërtimin e këtij korridori të gazit, që vjet në shtator e nënshkruan ministrat e energjisë të Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Hungarisë në takimin e Grupit punues për lidhje me gaz të Evropës Qendrore dhe Juglindore.

Me Memorandumin e nënshkruar sot në Bukuresht parashikohet bashkëpunim mes pesë kompanive të gazit me qëllim të lidhjes së rrjeteve gazsjellëse të Bullgarisë, Greqisë dhe Hungarisë në sistem të vetmin, si dhe promovim të projekteve me interes të ndërsjellë.

Kompanitë nënshkruese të Memorandumit obligohen se ky dokument do të paraqesë bazë për bashkëpunim të mëtejmë në zhvillimin e sistemeve për distribuim të gazit nëpër katër shtetet dhe ndaj vendeve tjera evropiane.

Lidhja e infrastrukturave kombëtare të gazit të katër vendeve është në kuadër të planeve për realizimin e qëllimeve të Unionit energjetik evropian.