Kryeministrat e Turqisë dhe Bullgarisë, Binali Lilldirim dhe Bojko Borisov sot në Stamboll vlerësuan se zhvillimi i infrastrukturës për distribuim të gazit, të cilët do të përfshinin më shumë vende nga Ballkani dhe Evropa, do të kontribuojë për siguri më të madhe energjetik në kontinentin evropian.

Siç njofton BTA, në takimin e mbajtur në margjinat e Kongresit të 22-të botëror të naftës në Stamboll, Jilldirim dhe Borisov vlerësuan se Bullgaria dhe Turqia me pozitën e tyre gjeografike kanë rëndësi kyçe në transitin e resurseve energjetike ndaj Evropës.

Borisov deklaroi se nga ky aspekt me rëndësi kyçe do të ishte lidhja e sistemeve për distribuim të gazit të Bullgarisë dhe Turqisë dhe e theksoi mbështetjen e Sofjes për ndërtimin e “Korridorit jugor të gazit” përmes territorit turk.

“Turqia është një nga vendet me rolin kyç në ndërtimin e këtij korridori. Ne e shprehim mbështetjen tonë dhe shumë aktivisht do të punojmë në realizimin e tij”, deklaroi Borisov.

Në takimin Jilldirim-Borisov mori pjesë edhe ministri turk i Energjetikës dhe resurseve Natyrore Berat Allbajrak.