Kryeministri bullgar Bojko Borisov sot në Sofje ka biseduar me përfaqësuesin e Komisionit Evropian, Klaus-Diter Borhart për projektin për ndërtimin e qendrës evropiane për shpërndarjen e gazit “Ballkan” në territorin e Bullgarisë.

Siç lajmëroi BTA, në takimin Borisov ka theksuar se prioritet kryesor për Bullgarinë është që ta ruajë rolin e saj në qendër transiti të gazit për konsumatorët evropian.

Sipas Borisovit, ndërtimi i kësaj qendre të gazit është e rëndësishme sepse do të kontribuojë për diversifikimin e burimeve dhe marshrutave të gazit në Evropën Juglindore.

Pritet që përgatitjet për realizimin e këtij projekti të përfundojnë deri në fund të këtij viti.