Pasi e kishin korrur grurin, bujqit janë nisur drejt pikës së grumbullimit. Ata po bëhen gati për ta testuar grurin se çfarë kualiteti ka.

Në fabrikën e millit, thonë se kualiteti i grurit këtë vit është i mirë. Prej se kanë nisur korrje-shirjet kjo kompani po pranon mesatarisht 40 tonë grurë në ditë.

“Korrjet e vitit 2017 kanë qenë me kualitet cilësor por shumë pak të ardhura ka pasur nga gruri. Në krahasim me vitin 2016, të ardhurat kanë qenë për 60% më pak”, u shpreh Gani Asani, përgjegjës i mullirit Ramadani.

Global

Bujqit shprehen të kënaqur me rendimentin e grurit për sivjet.
“Jemi shumë të kënaqur. Cilësia e grurit është e klasi të parë, ashtu siç është edhe cilësia e miellit”, u shpreh një bujk.

Ndërsa disa të tjera thonë se kanë pritur më shumë bereqet.
“Nuk jemi të kënaqur. Koha nuk ka pasur shi. Kam pasur vetëm 20 thasë, në vend që të kisha 50 apo 60. Pra 40% më pak”, tha një bujk.

T mobile In article [4]

Nga kjo kompani thonë se grumbullimi i grurit është bërë vetëm për 7 ditë për dallim nga vitet tjera, kur grumbullimi i grurit ka zgjatur 40 ditë.