Zv/kryeministri Bujar Osmani i cili të dielën ka punuar edhe si mjek në repartin e Kirurgjisë ka pranuar ish ministrin e Financave të Shqipërisë, Arben Ahmetaj pas aksidentit që pati dje në rrugën Tabanovcë-Kumanovë.

Ahmetaj bashkë me disa persona dje rreth orës 17:30 në kryqëzimin e autostradës në pikën kiftare Tabanoc – Kumanovë në krahun që përfshin rrugën magjistrale Kumanovës dhe Kriva Pallankës, në mes të autobusit dhe dy automjeteve të pasagjerëve, njëri prej të cilëve Range Rover me targa të Shqipërisë në të cilën  e drejtonte  ish ministri Financave të Shqipërisë, i cili ka goditur një automjet tjetër, njofton TetovaSot.

Arben Ahmetaj, ka marrë lëndime,  poashtu janë të lënduar kanë mbetur edhe dy persona tjerë  të cilët janë në Klinikën e Shkupit dhe në spitalin e Kumanovës./TetovaSot/