Zëvendëskryeministri për Çështje Evorpiane, Bujar Osmani nuk di të ndalet nga angazhimet e tija gjatë ditës por edhe gjatë natës në shërbim të qytetarëve.
Ai gjatë ditës i përkushtohet punës së tij si zv/kryeministër në takimet e tija që po i zhvillon brenda dhe jashtë shtetit me ndërkombëtarë dhe përfaqësues të Bashkimit Evopian, ndërsa natën ai nuk heq dorë për të qenë afër pacientëve të tij për nevojat e tyre dhe në shërbim të tyre, njofton TetovaSot.
“Shfrytëzova këtë fundjavë për kujdestari, për të vazhduar lidhjen me profesionin, lidhjen me qytetarët, lidhjen me pacientët e mi. Kjo lidhje e bën më me kuptim përpjekjen tonë për Europianizim të shoqërisë”, shkruan Bujar Osmani./TetovaSot