Maqedonia duhet të kërkojë llogaridhënie për bisedat e përgjuara dhe për sulmin e 27 prillit në Parlament, por njëkohësisht duhet të sigurojë një pavarësi të gjyqësorit, liri të mediave, respektim të të drejtave të njeriut dhe reforma në administratën publike.

Ky është konstatimi nga takimi i 13-të i Këshillit për Stabilizim dhe Asociim (SA) mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian (BE), që u mbajt të martën Bruksel, në të cilin Maqedoninë e prezantoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërsa në emër të BE-së me takimin bashkëkryesuan përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe eurokomisari për Zgjerim, Johanes Hahn.

Këshilli i SA-së, siç thuhet në njoftimin, rikujton se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) mbetet në thelbin e marrëdhënieve midis BE dhe Maqedonisë deri në pranimin e vendit në BE. Këshilli i SA-së mori parasysh objektivat kryesore të vendit për të hapur negociatat e pranimit dhe pranoi angazhimin e fortë të qeverisë së re për këtë qëllim. Këshilli i SA-së diskutoi “Planin 3-6-9”, që përmban planet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata dhe masat afatshkurtra për t’u zbatuar nga Qeveria.

“Progresi në zbatimin e reformave të ngecura në lidhje me BE-në, duke filluar me zbatimin e marrëveshjes së Përzhinës dhe prioriteteve urgjente të reformës, do të ishte një bazë e rëndësishme për diskutime të mëtejshme nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Këshilli i SA-së, thuhet më tej, ka bërë edhe një rishikim të zhvillimeve kryesore të periudhës së kaluar që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve politike, ndërkohë që ka skenuar edhe situatën aktuale lidhur me kriteret ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e marrëveshjes për SA. Sa i përket kritereve politike, Këshilli u informua për zhvillimet kyçe politike, dhe rikujtoi rëndësinë që qeveria, së bashku me opozitën, të zbaton detyrimet që dalin nga marrëveshja e Përzhinës bashkë me prioritetet urgjente të reformës.

T mobile In article [4]

“Është diskutuar për nevojën për të vendosur një llogaridhënie për bisedat e përgjuara dhe për sulmin e 27 prillit në Parlament, të sigurohet një pavarësi e gjyqësorit, liria e mediave, liria e shprehjes, respektimi i trë drejtave të njeriut dhe reformat në administratën publike”, thuhet në njoftim. Këshilli i SA rikujtoi se bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore mbeten një çështje thelbësore ndërkohë që përshëndeti hapat e parë të ndërmarrë nga qeveria e re.

Këshilli i Stabilizimm Asociimit njohu edhe përpjekjet e vendit për të adresuar krizën evropiane me refugjatë dhe migrantë, duke ngjallur shpresën se bashkëpunimi i dobishëm reciprok do të vazhdojë edhe në të ardhmen, ndërkohë që ka përshëndetur edhe përpjekjet e qeverisë së Maqedonisë për absorbim sa më të madh të fondeve të Bashkimit Evropian.