Këngëtarja Britney Spears është në format më të mira trupore se kurrë më parë dhe duket se ylli i pop-it ka dashur t’iua rikujtojë këtë gjë ndjekësve të saj në “Instagram”.

35-vjeçarja ka ndarë me ndjekësit e saj disa sekrete të trupit të saj të tonifikaur në një video të publikuar në këtë rrjetë social.

Por ndërkohë që shpjegonte ushtrimet duket se sytë kanë shkuar diku tjetër, pikërisht tek gjoksi i saj.

Ndëkohë që shpesh herë është akuzuar se modifikon fotot e saja në “Instagram”, këto postime të bëra se fundmi tregojnë qartë se Spears merret shumë me palestër.