Banka Qendrore e Anglisë prezantoi sot bankënotën e parë plastike prej dhjetë funtash me fytyrën e shkrimtares angleze janë Jane Austen, e cila do të lëshohet në qarkullim prej datës 14 shtator.

Kartëmonedha është prezantuar në 200-vjetorin e vdekjes së Austen dhe përmban shenja, të cilat do të mund t’iu ndihmojnë personave të verbër dhe atyre me shikim të dobët për dallim nga kartëmonedhat tjera, transmeton Reuters.