Britaniku Toni Fisher, i cili vitin e kaluar e ka thyer rekordin Gines për Kubin më të madh të Rubikonit, së fundi ka prezantuar krijimin e tij më të ri. Fisher pretendon se ka krijuar spinerin më të madh në botë, rekordi pritet të konfirmohet nga zyrtarët e librit të rekordeve.

“Lodëra” e cila konsiderohet si anti-stres është e gjerë 3,3 metra, e lartë 2,8 metra, e rëndë 20 kilogramë dhe funksionon njësoj si  edhe versionet e vogla. Spineri “për Gines” është bërë nga “Seloteks”, pllakë izolimi, rrotë biçiklete dhe shirita dhe vida të ndryshme. Fisher e ka realizuar këtë mjet për diçka më shumë se 40 orë.