Breshëri shkatërroi pemët, ja në cilin qytetet të Maqedonisë (FOTO)

Spread the love

Reshje breshëri kanë përfshirë sot pasdite rajonin e Prespës dhe i ka zbardhur rrugët e fshatrave të këtij rajoni këto fotografi janë nga fshati Evla, i cili është zbardhur si të kishte rënë borë, transmeton Gazeta Lajm. Banorët e rajonit të Prespës ankohen se është shkaktuar dëm i madh material te të mbjellat, e posaçërisht te mollët, që janë simbol i këtij rajoni. Banorët thonë se kokrrat e breshrit kanë qenë me madhësi të arrës dhe ato kanë shkatërruar mollët që mezi shpëtuan nga ngrica pranverore.


Spread the love