Një breshër me madhësinë e topit të golfit ra në fillim të këtij muaji në Spanjë, duke shkatërruar bagëtinë e të mbjellat e banorëve.

Në videon e publikuar sëfundmi në internet tregohet breshëri dukë rënë furishëm nga qielli, në rajonin verior të vendit.

Banorët e zonës, të cilët filmuan këtë mot ekstrem u strehuan, teksa qielli u shndërrua gri dhe breshëri si gurë nisi të binte në tokë.

Pamjet pas këtij breshëri të pazakontë, tregojnë delet përtokë, të ngordhura. Topat masivë shkaktuan dëme të mëdha edhe tek automjetet e parkuara jashtë.

Sipas “The Sun”, mbretet e paqartë nëse ka patur të lënduar në njerëz nga kjo stuhi vere.

T mobile In article [4]

Po në fillim të këtij muaji, një video e regjistruar në zonën e Almazan, po në veri të Spanjës, tregonte rrugët e bllokuara e të përmbytura nga një stuhi e cila zgjati vetëm 45 minuta./tvklan.al

https://www.youtube.com/watch?v=ivUe33oazuw