Aktorja e njohur, Lindsay Lohan duket se di të festojë ditëlindjet me stil.
Lohan e ka festuar ditëlindjen e saj të 31-të në Mykonos të Greqisë nga ku ka ndarë disa fotografi.
“Ditëlindje e qetë dhe e bekuar me partnerin tim të jetës”, ka shkruar Lohan poshtë videos ku shihet me mikun dhe menaxherin e saj, Scott Carlsen i cili kishte edhe organizuar festën për aktoren dhe miq të tjerë.
Derisa në fotografinë e postuar nga menaxheri i saj, duket se aktorja për ditëlindjen e saj ka fryrë qirinjtë në një torte në formë të jahitit.
“Urime ditëlindjen për më të mirë. Dashuri, për tërë jetën”, kishte shkruar ai.
Javën e kaluar, Lohan kishte shpërndarë në llogarinë e saj në Twitter disa fotografi ku shiheshin ftesat për këtë festë e që dukej se aty ishte ftuar edhe Britney Spears, Paris Hilton dhe Beyonce.