Autoritetet braziliane vendosën të dërgojnë në Rio de Zhanejro 8.500 ushtarë, të cilët do të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar, transmeton TASS.

Qërrim-hesapet e shpeshtuara mes narko-kontrabandistëve dhe policisë, vrasjet dhe kalimtarët e rastit që pëesojnë nga plumbat, i detyruan autoritetet të pranojnë se në javët e fundit një pjesë e madhe e qytetit është jashtë kontrollit të tyre.

Ministri i Mbrojtjes, Raul Zhungman kumtoi sot se janë mobilizuar mbi 10.000 ushtarë.

Fillimisht ata do të marrin pjesë në patrulla, pas çka do të kyçen në aksione kundër tregtarëve me drogë. Paraprakisht, obligimet e tyre përfshinin vetëm patrullim dhe kujdestari në pika kontrolluese.

Sipas ekspertëve për siguri publike, gjendja përkeqësohet nga recesioni në vend, e cila është më e rënda në disa dekadat e fundit.